11.3 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

VIIasi: PIani evropian, marrëveshja më e mirë prej që ka fiIIuar diaIogu

- Advertisement -

Avokati Azem Vllasi ka thënë se plani evropian i publikuar të hënën në mbrëmje në ueb-faqen zyrtare të BE-së, është marrëveshja më e mirë ndonjëherë mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Në Edicionin Special, Vllasi tha se në esencë marrëveshja konsiderohet ndërshtetërore.

“Prej që ka filluar dialogu, kjo dje që titullohet si marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është më e mira. Si për kah forma, ashtu edhe për faktin se u dakorduan në esencë që ta pranojnë si bazë për biseda të mëtejshme të dy palët, konsiderohet si marrëveshje ndërshtetërore. Nuk është marrëveshje mes Serbisë dhe siç thonë ‘Kosovës e Metohisë’, ‘Krahina Jugore’, ‘shtet i rrejshëm’ e të tjera siç thonë në Serbi, por mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Vllasi, raporton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Kjo marrëveshje, tha ai, është praktikisht një kornizë brenda së cilës do të vazhdojnë bisedat për çështje konkrete “deri te arritja e një, siç quhet marrëveshje gjithëpërfshirëse juridikisht e obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Në Serbi flitet për dialogun kinse është dialog për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sikurse harrojnë se çështja e Kosovës është zgjidhur dhe jemi shtet, dhe tashti vet Vuçiqi ka pranuar me këtë marrëveshje se bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve që e ka bart Këshilli i Sigurimit te Brukseli pasi e ka marrë për bazë planin e Ahtisaarit se Kosova mund të shpallet shtet”, theksoi ai.

Marrëveshja, sipas avokatit Vllasi, është më shumë një hartë e hapave të mëtutjeshëm ku duhet të arrihen marrëveshje për disa çështje konkrete.

- Advertisement -

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse juridikisht obligative, gjithsesi në fund duhet të nënkuptojë njohjen reciproke mes dy shteteve. Kur do të ndodhë kjo, saktësisht nuk e di, por kësaj gjithsesi në vazhdim të bisedave duhet t’i shtohet edhe kërkesa që Serbia gjithsesi ta heqë nga Kushtetuta e vet Kosovën që e ka të inkorporume në Kushtetutë. Njohja reciproke është akt bilateral mes dy shteteve që nga e drejta ndërkombëtare nuk mbrohet, por nuk ka kuptim njohja reciproke e as marrëveshja mes dy shteteve nëse Kosova do të vazhdojë të figurojë në Kushtetutën e Serbisë ashtu siç është e qysh e ka fut regjimi i Millosheviqit në atë kohë kur është shkelur dhunshëm pozita legale kushtetuese e Kosovës sipas Kushtetutës së 1974”, theksoi Azem Vllasi.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -