14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Video virale/ Propagandisti rus i frikësuar nga ukrainasit, i shpërthen goma në mes të rrugës

Janë shënuar më shumë se 6 muaj që nga fillimi i Iuftës Rusi-Ukrainë, me suImet që vazhdojnë të shkatërrojnë qytetet dhe të zhvendosin mijëra qytetarë. Por ushtria ukrainase vazhdon të tregojë rezistencë duke nisur dy kundërsulme të mëdha në rajonin e Kharkiv dhe Kherson.

Forcat ukrainase kanë përparuar gjithashtu në jug drej Izium, pasi kanë avancuar më shumë se 50 kilometra në territorin e kontrolluar nga Rusia që nga fillimi i kësaj jave. KundërsuImi i papritur ka krijuar skenën për atë që duket të jetë një konfrontim i afërt mbi dy zonat kyçe, që shihen si strategjikisht të rëndësishme për të dyja palët.

- Advertisement -

Rusia aktualisht po përdor Kupiansk si një qendër hekurudhore për të rifurnizuar forcat e saj dhe Izyum si një pikënisje për suImet drejt jugut në rajonin e Donetsk.

Ndërkohë sipas një video të postuar në rrjetet sociale shqetësimi i propagandistëve rus është i madh pasi të frikësuar nga ukrainasit po kërkojnë të largohen sa më parë.

Në një video të postuar së fundmi në Twitter, gazetari rus dëshiron të largohet nga Izyum sa më shpejt të jetë e mundur.

- Advertisement -

“Tani është mbrëmje. Po mundohemi të rregullojmë makinën që të largohemi sa më parë nga Izyum, pasi na është çarë goma. Na duhet të largohemi përpara se të errësohet pasi do të jetë shumë e rrezikshme”, tha gazetari në mesazhin e postuar në Twitter.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -