15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

VIDEO/ Veturës me targa RKS në Kroaci i shkruhet “Kosova është Serbi”

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ku një serb në qendrën e qytetit turistik kroat Opatija shihet teksa shkruan mbi veturë ‘Kosova është Serbi’, ka nxitur reagimin e përfaqësueses së pakicave në parlamentin e Kroacisë Ermina Lekaj Prljaskaj.

Në video shfaqet një burrë duke shkruar mbi veturë simbolin nacionalist serb dhe ‘Kosova është Serbi’.

- Advertisement -

“Më befasoi në mënyrë të pakëndshme një postim në rrjetet sociale, ku një pjesëtar i komunitetit serb në qendër të qytetit të Opatisë, gjatë sezonit turistik, bën thirrje për urrejtje ndaj një grupi etnik, në këtë rast ndaj shqiptarëve për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare. Aktivitete të tilla shkaktojnë përhapjen e urrejtjes, intolerancës dhe përçarjes mes popujve, diskriminimin dhe në fund ndezjen e urrejtjes tashmë ekzistuese ndaj popullit shqiptar”, shkruan Lekaj Prljaskaj.

Qyteti i Opatisë ka qenë një qytet multikulturor me shekuj, dhe aktivitete të tilla të disa qytetarëve përhapin një imazh të keq të turizmit në Republikën e Kroacisë, thotë ajo.

“E dënoj publikisht këtë akt të turpshëm dhe kërkoj nga institucionet kompetente që të marrin të gjitha masat ligjore, sipas të cilave parashihet që përhapja e urrejtjes kundër një grupi etnik në territorin e Republikës së Kroacisë të dënohet sipas ligjit penal ekzistues”, ka shkruar Lekaj Prljaskaj në një status të postuar në Facebook.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -