17 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

VIDEO: Veprimi i Granit Xhaka gjatë stërvitjes së ekipit të Kosovës i preku të gjithë

- Advertisement -

Kosova zhvilloi seancën e fundit stërvitore para ndeshjes ndaj Zvicrës, teksa në fushën e blertë u shfaq një mysafir special.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për kapitenin e përfaqësueses zvicerane, Granit Xhaka, i cili u pa duke shkëmbyer një përqafim të ngrohtë me Edon Zhegrovën, ndërkohë që përshëndeti edhe futbollistin tjetër të Kosovës, Betim Fazlijin.

Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45.

- Advertisement -

Kjo do të jetë përballja e parë zyrtare mes ekipeve të dy shteteve, i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatin Europian “Euro 2024”.

Kosova është e pesta dhe e parafundit në Grupin I me 3 pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia një pozitë më lartë. Në këtë grup kryeson Zvicra me 10 pikë, e ndjekur nga Rumania me 8. Izraeli është i treti me 7 pikë. Andorra është e fundit me vetëm 1 pikë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -