16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

VIDEO: Ukraina nis suIme të mëdha në urën që kontrollohet nga rusët që përdoret për transportin e njësive të artilerisë së rëndë

Forcat e armatosura ukrainase kanë suImuar prapë një urë strategjike që kalon lumin Dniepër në territorin e kontrolluar nga Rusia, në rajonin juglindor Khersonit të Ukrainës.

Ukraina ka nisur një suIm të dytë të madh në katër ditë në urën Antonovsky që përdoret për transportin e njësive të artilerisë së rëndë në territorin e kontrolluar nga Rusia.

- Advertisement -

Në videon e marrë nga ana veriore e lumit, dëgjohet një breshëri raketash duke goditur urën.

Ukraina duket se ka shënjestruar anën jugore të lumit, thellë në zemër të territorit të pushtuar nga Rusia.

- Advertisement -

Një re e madhe tymi gri të errët përfshin bazën e urës ndërsa më shumë raketa bien në zonë.

Është hera e dytë në katër ditë që Ukraina suImon Urën Antonovsky, pasi ka nisur një kundërsuIm të madh natën vonë në fillim të kësaj jave.

Ura Antonivskiy është ura e vetme në Kherson që lidh brigjet e lumit Dniepër. Rreth 1.5 kilometra e gjatë dhe 25 metra e gjerë, ura është e vetmja rrugë për të furnizuar forcat pushtuese ruse në Kherson.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -