7.7 C
Pristina
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

VIDEO/ Ukraina i bën ‘shkrumb e hi’ në pak minuta dy nga helikopterët më “vdekjeprurës” të Putinit

Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar dy helikopterë rusë brenda pak minutave, vetëm një ditë pasi pretendohet se ushtria e Putinit pësoi më shumë se një mijë VlKTlMA në Iuftë.

Në videon e publikuar nga ushtria ukrainase pretendohet se kundërajrorët kanë GODlTUR helikopterët e tipit Ka-52 Alligator në Kherson. Ky helikopter vlerësohet rreth 12 milionë paund dhe është cilësuar si më vdekjeprurësi që ka Rusia.

- Advertisement -

Sulmi i fundit vjen vetëm pak javë pasi trupat ukrainase pretenduan se rrëzuan 4 helikopterë në 18 minuta.

Të hënën, ushtria e Ukrainës pretendoi se ka vrarë të paktën 1000 ushtarë rusë pranë Khersonit, në një sulm të ushtrisë vendase që i kapi të papërgatitur trupat e Putin. Përveç kësaj të hëne ku 1 mijë ushtarë humbën jetën, raportohet se të dielën, po ashtu shifra e VlKTlMAVE ka qenë e përafërt.

Në 8 muaj Iuftë, zyrtarët e lartë në Kiev deklarojnë se kanë vrarë më shumë se 71 mijë e 200 ushtarë ruse, humbje këto të mëdha që detyruan kreun e Kremlinit të thërriste një mobilizim të pjesshëm prej 300 mijë rekrutësh.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -