11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

VIDEO/ Tanku rus ‘merr arratinë’, Kievi publikon pamjet me të cilën tallet me Kremlinin, ja si hidhen ushtarët

Ushtria ukrainase ka postuar në rrjetet sociale një video me të cilën pretendon se shfaq tankun rus, duke ikur nga kundërofensiva ukrainase – pasi ushtarët fillojnë të kërcejnë nga mjeti i blinduar e krejt në fund përplaset në një pemë gjigante.

Duket se kundërofensiva e ukrainasve ka alarmuar në masë të madhe rusët, të cilët edhe kanë urdhëruar largimin e banorëve pro-rusë nga zonat që Kremlini i kontrollonte në Ukrainë.

- Advertisement -

E ata ushtarë rusë që po vazhdojnë të Iuftojnë kundër ukrainasve, janë duke e pësuar rëndë. Çdo ditë e më shumë publikohen video të ndryshme ku shihen se si mjetet e tyre hidhen në erë nga artileria ukrainase.

“Natyrisht se duhet të ikni (shpejt) kur ushtria ukrainase sulmon. Por të ikësh dhe të humbësh rrugën dhe në fund të ndalesh nga një pemë ukrainase?! Çfarë spektakli! Edhe Charlie Chaplin do t’u duartrokiste”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar nga ukrainasit.

Nuk dihet nëse pak çaste para përplasjes në pemë, tanku rus kishte brenda ushtarë (shofer) apo thjesht e kishin braktisur dhe kishte humbur kontrollin.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -