VIDEO/ Serbia e kthen prapa në Kosovë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin

Zv. Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është kthyer mbrapsht pak pa mbërritur në Beograd.

ATV mëson se ai së bashku me një delegacion ishte nisur për në kryeqytetin e Serbisë për të marrë pjesë në dy ngjarje që do t’i trajtojnë raportet Kosovë – Serbi.

Bislimi është kthyer mbrapsht saktësisht 85 km pa mbërritur në Beograd, në vendin e quajtur Velika Plana.

-Advertisement-

Bislimi së bashku me delegacionin janë kthyer drejtë Merdares andej edhe nga kanë hyrë në Serbi.