15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

VIDEO/ Rëndohet shëndeti i Putinit? Presidenti rus lëviz gjymtyrët në mënyrë të pakontrolluar

Gjendja shëndetësore e liderit rus Vladimir putin duket se nuk është e mirë, ndërkohë që vijon të jetë më e diskutuara. Në mediat e huaja është publikuar një tjetër video që vë në pikëpyetje gjendjen e presidentit rus.

- Advertisement -

Gjatë një takimi me fëmijët e shkollave në Kaliningrad, Putin tregoi shenja të mëtejshme të shëndetit të tij të përkeqësuar, teksa kamera ka fokusuar këmbët e tij që mundet t’i mbajë nën kontroll me shumë vështirësi.

Gjatë fjalimit propagandistik për fëmijë, udhëheqësi i Kremlinit përpëlitet në karrigen e tij dhe teksa i kapi një prej mbështetësve të tij krahun me njërën dorë, u pa të bënte edhe gjestikulim me një grusht të shtrënguar fort.
Për shkak të frikës së tij, raportojnë mediat e huaja, Putin kishte urdhëruar secilin prej fëmijëve me arritje të larta në shkollë të karantinoheshin nga Covid për dy javë përpara takimit në Kaliningrad.

Gjatë takimit, Putin u theksoi fëmijëve të vegjël rëndësinë e mësimit të një versioni të historisë të miratuar nga Kremlini dhe iu referua Ukrainës si një enklava anti-ruse.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -