8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

VIDEO/ Provokacia! Mauro Icardi vendos ndeshjen dhe feston me ‘shqiponjë’

- Advertisement -

Galatasaray fitoi 3-2 me Umraniyespor në raundin e 22-të të Superligës së Turqisë. Në këtë ndeshje vendimtar me dopietë ishte Mauro Icardi, që i dha tri pikë vendasve.

Në fushë gjatë pjesës së dytë luajti edhe Rashica, që duket se ka mësuar Icardin sesi të festojë me shqiponjë.

- Advertisement -

Me ndeshjen që ishte 2-2, goli i Icardit në minutën e 83 të ndeshjes i dha tri pikë Galatasarayt. Argjentinasi ka shpërthyer në festë, teksa bie në sy bërja e “shqiponjës” nga Icardi.

Kapiteni i ekipit nga Stambolli duket se ka mësuar nga Rashica, teksa ka bërë simbolin që më herët e ka bërë sulmuesi i Kosovës po me Galatasaray.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -