11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

VIDEO/ Pamje spektakulare brenda bombarduesit B-52 që u përdorë nga SHBA gjatë Iuftës në Kosovë

Gjatë simulimit të një suImi bërthamor është filmuar kabina e aeroplanit amerikan bombardues B-52, ku janë vërejtur disa detaje që deri më sot nuk janë parë.

Në video shihet përgatitja strategjike e fluturimit të bombarduesit, përfshirë edhe ndezja e motorëve gjigantë. Detaji i parë që më parë nuk ishte zbuluar është tabela kontrolluese për armë bërthamore.

- Advertisement -

Në sekondën e 27-të të videos mund të shihen butonat për aktivizimin e armëve bërthamore si dhe butonat për dekativizimin e tyre. E në sekondën e 35-të vërehen dy butona tjerë, njëri prej aktivizim automatik të armëve e tjerë për aktivizim manual.

Pasi që piloti vendosë për aktivizim manunal, ai duhet ta shtyp butonin me qëllim që të mund të kryen sulmin bërthamor. Ndërkaq krejt në fund të videos mund të shihet helmeta e ashtuquajtur PLZT.

Ajo është e prodhuar ekskluzivisht për t’ia mbrojtur sytë pilotit nga drita e madhe që krijohet nga shpërthimi bërthamor, pasi ajo mund ta verboj pilotin për më shumë se 10 minuta. Kjo helmetë është e prodhuar nga kristalet që në mënyrë automatike ndërron ngjyrën kur vëren përpara dritë të madhe.

- Advertisement -

Këtë video ka arritur ta realizojë Jeff Bolton, që konsiderohet si njeriu i parë që ka publikuar imazhe brenda kabinës së bombarduesit B-2 gjatë fluturimit.

 

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -