13.6C
Pristina
26 Shkurt, 2021 - 13:54

Video/ Ja si iu zu rruga në austostradë eskortës së Enver Hoxhajt

IndeksOnline ka publikuar një video gjatë ditës së sotme, ku shihej se si një vozitës i veturës Golf-II kishte hyrë në anën e kundërt të autostradës. I njëjti madje shkaktoi edhe aksident, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Ndërsa, po përmes këtyre pamjeve, shihet edhe eskorta e u.d të liderit të PDK-së, njëherit kandidatit për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Enver Hoxhaj. I cili, fatmirësisht i shpëtoi një aksidenti të mundshëm.

Nuk dihet nëse vozitëse i këtij Golf-II, e bëri këtë qëllimshëm apo gjithçka ishte një rastësi si pasojë e pakujdesisë.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar për IndeksOnline se ka identifikuar personin në fjalë dhe është duke u marrë me rastin.

“Referuar aksidentit të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë–Ferizaj në fshatin Llapllasell, me ç` rast vozitësi i veturës Golf–II, kishte vozitur në anën e kundërt dhe kishte shkaktuar aksident trafiku, njësia rajonale e trafikut ka identifikuar vozitësin e veturës dhe rastin e ka trajtuar konform dispozitave të kodit rrugor”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci./Indeksonline

Të fundit

Të tjera nga rubrika