21.4 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Video, Dalin detaje të reja tronditëse për vrasjen e boksierit kosovar në Gjermani, u shkrepën 16 pIumba në drejtim të tij

- Advertisement -

Besar Nimani ka mbetur i vdekur të shtunën në mbrëmje në qytetin Bielefeld në Gjermani.

- Advertisement -

Boksieri nga Kosova ishte vrarë nga persona që tanimë ndodhen në arrati dhe policia gjermane është në ndjekje të tyre.

Autorët e krimit që besohet se ishin dy persona kanë shkrepur 16 pIumba në drejtim të tij, derisa gjashtë nga ta kanë përfunduar në trupin e boksierit nga Kosova.

- Advertisement -

Policia gjermane po vazhdon hetimet dhe është në ndjekje të autorëve të cilët fillimisht janë larguar me një skuter dhe pastaj një veturë e tipit BMW i ka pritur ku janë larguar në drejtim të panjohur.

Deri më tani kur kanë kaluar rreth 48 orë nga vrasja tragjike e boksierit shqiptar ende nuk ka asnjë të arrestuar edhe pse i dyshuar mbetet një irakian.

Kujtojmë që Nimani kishte mbetur i plagosur në vitin 2013 nga një shtetas turk me pasaportë gjermane i cili përveç boksierit shqiptar kishte plagosur edhe katër persona të tjerë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -