16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

VIDEO/ Boksieri shqiptar humbi ndjenjat në ringun e “Air Albania“-s, dueli për të zgjati vetëm 45 sekonda

Dueli mes Amarildo Vrajas dhe Borislav Velevit parashikohej si më i rëndësishmi pas Marku-Parras mbrëmjen e djeshme. Boksieri shqiptar do të lu.ftonte në ring për titullin WBC Youth Intercontinental Super Welter, por gjërat nuk shkuan sipas planit të tij.

- Advertisement -

Ndeshja për të zgjati vetëm 45 sekonda. Kaq i mjaftoi boksierit bullgar për të hedhur knock-out Vrajën. Një breshëri grushtash vërshuan mbi Amarildo Vrajën, i cili humbi për një moment ndjenjat. Megjithatë paniku kaloi shpejt, pasi boksieri i ri u ngrit përsëri në këmbë, por pa mundur ta fshehë dot hidhërimin për mënyrën se si rrodhi ky duel./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -