2C
Pristina
5 Mars, 2021 - 07:59

Vetura e policisë thyen rregullat në trafik, kthehet në vendin ku ndalohet gjysmë-rrethi

Një veturë policie ka thyer rregullat e trafikut rrugor sot gjatë ditës, duke u kthyer në vendin e ndaluar për kthim, në autostradën për Gjakovë.

Telegrafi ka siguruar fotografin nga një lexues i saj, në të cilën shihet vetura e policisë e cili ka bërë shkelje të rregullave në trafikun rrugor.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për 24 orë kanë ndodhur 15 aksidente me të lënduar si dhe 28 aksidente trafiku me dëme materiale.

Po ashtu për 24 orë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.291 tiketa në trafik për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. /Telegrafi/

Të fundit

Të tjera nga rubrika