10.3C
Pristina
8 Mars, 2021 - 16:33

Vetëvendosje detyron Valdete Dakën ta braktis mbledhjen e KQZ-së: Je e urryer

Kryesuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka së bashku me disa anëtarë të tjerë të këtij institucioni kanë lëshuar mbledhjen e sotme.Ndonëse ishte pika e fundit e rendit të këtij së kësaj mbledhje, në diskutimin për videot për informim të qytetarëve, u ndërpre mbledhja.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Alim Rama kërkoi të di nga kryesuesja Daka se përse ajo bënë video mesazh për t;i ftuar qytetarët për të votuar kur ajo vet ka deklaruar se është personi më i urryer në Kosovë.

“Një video që e kundërshtova në këshillin për informim publik, ka të bëjë se ju vet keni deklaruar kryesuese para një jave që jeni personi ma i urryer në Kosovë, dhe mua nuk po më duket e arsyeshme që tash video-ftesa me ardhë nga një person që ka humb kredibilitetin. Unë kisha kërkuar që KQZ-ja të bëjë ftesë kolektive t’i ftoni për votim”, tha ai.

Kryesuesja Daka në reagimin e saj i tha anëtarit të LV-së së “a e keni pyet ndonjëherë vetën se përse kam deklaruar ashtu”.Pas kësaj deklarate, Daka, dhe anëtarët e tjerë të KQZ-së lëshuan mbledhjen, përveç atyre të LV-së Sami Kurteshit dhe Alim Ramës.Më 5 shkurt, pas përplasjeve me anëtarët e LV-së, kryesuesja e KQZ-së ka deklaruar se personaliteti i saj është bërë më i urryeri në vend.“Qe 3 javë personaliteti im është bërë personaliteti më i urryer i këtij vendi duke iu falënderuar disa personaliteteve të caktuara”, ka thënë ajo.

Të fundit

Të tjera nga rubrika