17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Veterani nga Prizreni: Këtu ka shumë pak veteranë, i numëroj në gishta ata që Iuftuan me pushkë në dorë

Gazmend Kabashi, njëri nga veteranët pjesëmarrës në protestën e sotme ka thënë se protesta ka shkuar mirë dhe se qëllimi i tyre s’ka qenë të bëjnë rrëmujë e të futen në parlament.

Ai tha se në protestën e sotme më shumë ka ardhur të shoh se kush po merr pjesë në protestë, teksa shtoi se në këtë protestë i numëron në gishta veteranët e vërtetë.

“Ne s’kemi Iuftuar për para, kur ka qenë lufta askush s’ka folur se ne do të marrim para, por kemi Iuftuar për ta çliruar Kosovën. Sot, më shumë kam ardhur këtu të shoh se kush është këtu”.

“Sot këtu ka shumë pak veteranë, unë i numëroj në gishta në këtë protestë se kush ka Iuftuar me pushkë në dorë”, është shprehur Kabashi.

Tutje, Kabashi tha se policia e ka bërë punën si duhet, e që sipas tij, në mesin e tyre ka edhe ushtarë që kanë Iuftuar bashkë në vijën e parë të frontit.

Të fundit
Lajme të lidhura