24.4 C
Pristina
E enjte, 10 Tetor, 2024

Veterani i UÇK’së tash e 6 ditë i zhdukur, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

- Advertisement -

Sa herë që dilte nga shtëpia, me vete merrte edhe biçikletën.

- Advertisement -

Fundjavën që lamë pas, atë e la në vendin e zakonshëm, por vetë mori një drejtim të panjohur deri më tani.

Për fatin e ish-ushtarit të UÇK-së, Samir Puzës ka gjashtë ditë që familjarët nuk kanë asnjë informacion.

- Advertisement -

Ai jetonte i vetëm në këtë pjesë të shtëpisë, por që  kohën e lirë e kalonte në këtë kompjuter, meqenëse ish-luftëtari nuk posedon as telefon.

Sipas vëllait të tij, 38 vjeçari ishte person i qetë ndërsa nuk kishte as ndonjë problem të hapur.

Ndihmë për gjetjen e ish-ushtarin e UÇK-së, familja po kërkon nga qytetarët dhe nga organet e rendit.

- Advertisement -

Samir Puza i njohur me nofkën e luftës si “Maka” ishte angazhuar në UÇK qysh në moshën 16-vjeçare.

Në maj të 98-së kishte marrë pjesë në betejën e Loxhës, ndërsa aktivitetin ushtarak e kishte vazhduar në Koshare deri në përfundim të luftës.

Nga organizata e veteranëve të luftës thonë se janë në pritje të një informacioni fillestar që të nisin kërkimet grupore.

Të angazhuar në gjetjen e veteranit të luftës qysh nga dita e martë është edhe Policia e Kosovës.

Kërkimi nga familjarët e Samir Puzës do të nis të shtunën në orën 8 të mëngjesit, e që destinacion fillestar e kanë një pjesë malit, ku sipas tyre e kishte vizituar disa herë ish-pjesëtari i UÇK-së, raporton T7.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -