17.8 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022

Veterani i UÇK-së: Kryeministrin Kurti duhet ta nxjerrim e ta çojmë në Serbi

Një veteran i UÇK-së tha se duhet ta nxjerrin Albin Kurtin nga zyra e kryeministrit, por tha se ata nuk janë të dhunshëm.

Në Kuvendin e Kosovës, ai tha se “gjysma e më tepër janë tradhtarë”.

Tradhtar e quajti edhe kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se qëndroi në zyrë ndërsa ai e kishte lënë familjen për të shkuar në luftë.

“E Albin Kurti u kanë me atë holandezkën a ku u kanë ai… Në zyrë në Prishtinë. Veteran jo i rrejshëm, por tradhtar është”, tha ai.

“Atë duhet me e nxjerrë prej aty dhe me e çu aty ku e ka vendin, në Serbi”, tha veterani.

Ndonëse tha se s’duhet të ketë protestë të dhunshme, ky veteran tha se “ky pis nuk duhet të jetë këtu”, duke iu referuar kryeministrit Kurti.

“Pse me na nda neve nga paga minimale?”, tha ai. “Çka më dalin mua 170 euro?”.

- Advertisement -

Të indinjuar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata, veteranët kanë paralajmëruar dalje masive në protestën e sotme.

Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së pas pak do të mblidhen te Kuvendi dhe Qeveria për të protestuar.

Të fundit
Lajme të lidhura