Situata është tensionuar paksa jashtë dyerve të Kuvendit të Kosovës, ku veteranët pasi bënë thirrje që seanca të ndërpritet, kanë filluar të shtyejnë përpara për të hyrë brenda Kuvendit
Klinaku iu bën thirrje që të mos insistojnë të hyjnë brenda institucionit përndryshe e ndërpret protestën.
“Nëse nuk largoheni, unë e ndërpres protestën, shkoj në shtëpi, e vazhdoni ju. Nuk jam unë me parti politike”, dëgjohet të ketë thënë Klinaku.
Teksa protestuesit brohorasin “UÇK, UÇK”, thonë se u bë shumë pritja e tyre.