12.3 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Veteranë të ushtrisë serbe nga Nishi: Kush janë të dyshuarit që deshën ta vrasin Dick Martin?

- Advertisement -

Emisioni televiziv zviceran “Temps Présenta”, ka publikuar komplotin për eliminim e ish-senatorit zviceran, Dick Marty. Krejt kjo përmes riprodhimit të bisedës së një agjenti sekret i cili ia kishte dhënë informacionin autoriteteve zvicerane.

- Advertisement -

Siç shkruan “RTS.ch”, ai ishte me origjinë çeçene, i lindur në Kosovë, Sony (jo emri i tij i vërtetë) dhe punoi në policinë serbe gjatë viteve të 90’ta. Për vite me radhë ai ka punuar si agjent i fshehtë për një forcë policore evropiane. Ai ka punuar disa herë edhe për policinë zvicerane dhe FedPol e konsideron atë burim të besueshëm. “Unë mendoj se ai person më shpëtoi jetën,” ka thënë Dick Marty.

Në këtë komplot është përmendur edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kur Dick Marty të vritej sipas K-ë (anëtar i botës së krimit serb) që planifikoi vrasjen, fajet do t’i merrte Thaçi.

- Advertisement -

Temps Presenta ishte në gjendje të identifikonte të dyshuarit përgjegjës për eliminimin e Dick Marty. Ata janë nga qyteti i Nishit, në jug të Serbisë. Është veçanërisht K*, një veteran i ushtrisë serbe, i cili do t’i kishte sjellë armët në Zvicër. A*, një drejtues grupi që do të ishte pranë shërbimeve të inteligjencës dhe D*, gjithashtu veteran i ushtrisë serbe, i specializuar në atentat pa lënë gjurmë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -