16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Vera ende s’ka përfunduar, ja kur kthehet!

Moti mjaft i freskët ka përshirë sot rajonin tonë për shkak të frontit të frohtë i cili dje dhe sot kushtëzoi reshje shiu dhe ulje të temperaturave.

Edhe një front do ta kemi të dielën ku priten reshje të reja shiu dhe temperatura relativisht të freskëta. Ulja e temperaturave nuk do të ndjehet shumë në viset mesdhetare dhe bregdetare të Shqipërsië, përpos në zonat e ndonjë rrebeshi eventual atëherë priten ulje afatshkurtra të temperaturave.

- Advertisement -

Nga java tjetër do të fillojë përmirësimi i motit në të gjitha zonat duke përfshirë edhe zona kontinentale ku rritja e temperaturave do të jetë më graduale.

Gjatë mesit të javës së re priten rritje të ndjeshme të temperaturave dhe sipas të gjitha gjasave përpos zonave mesdhetare edhe në zonat kontinentale do të kemi përsëri disa ditë me temperatura rreth 30 gradë Celsius e ndoshta edhe ndonjë gradë më lartë./MeteoBallkan

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -