-6.1 C
Pristina
16 Janar, 2021 - 22:00

Vendimi i ri i Bidenit për Kosovën do ta “çmend” Vuçiqin dhe Serbinë

Driton Tali, ish-këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti, ka shpërndarë një lajm në Facebook, ku raportohet se NATO, do të zhvillojë stërvitje ushtarake me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën.

- Advertisement -

Stërvitja planifikohet të mbahet në pranverën e ardhshme, derisa aty nuk pritet të marrë pjesë vetëm Serbia, përcjell Bota sot.

Duke komentuar këtë lajm, Tali ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden, po don ta “çmend” presidentin serb Aleksandar Vuçiq, pa e marrë zyrtarisht ende postin.

Postimi i tij i plotë:

O nalu president Biden se do me trenu Vuçiçin dhe Serbinë!

NATO planifikon stërvitje ushtarake “Defender – Europe 21” pranverën dhe verën e ardhshme në të gjitha vendet e rajonit (natyrisht duke përfshi Kosovën – Bondstillin) përveç Serbinë.

Hala pa e marrë postin zyrtarisht shih se çfarë presioni ju ban, e kur ta marrin?!

Të fundit

Të tjera nga rubrika