24.4 C
Pristina
E enjte, 10 Tetor, 2024

Vëllai i Donjeta Pajazitajt: Kamerat tregojnë se Naser Pajazitaj e mori me gjip, ia skeletosi trupin në mal

- Advertisement -

Shkëqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt e cila u vra mizorisht në bjeshkët e Deçanit në nëntor të vitit 2015, është shumë i indinjuar pasi Gjykata Supreme të enjten e liroi të akuzuarin Naser Pajazitaj.

- Advertisement -

Shkëlqimi tha në Frontal në T7 se pasi Donjeta nuk po gjendej, i akuzuari kishte qenë disa herë te familja e tyre.

“Bashkë me familjarët ka ardhur disa herë te familja jonë për të pyetur”, tregon Shkëlqimi.

- Advertisement -

Ai tha se në bazë të disa pamjeve të kamerave, Naser Pajazitaj kishte marrë Donjetën me veturë.

“Gjipi i Naserit ndalet, hapet dera dhe hyn dikush me flokë të bardha. Ai ka thënë jam ndalë dhe e kam përshëndetur një dëshmitar i cili ka thënë se as nuk e kam takuar”, thotë Shkëlqimi.

Shkëlqim Pajazitaj

“Ka ardhë te ne ka thënë e kemi parë në diskoteka, nëpër vende ku bëhet prostitucion”, tregon Shkëlqimi për vizitat e Naser Pajazitajt gjatë gjashtë javëve kur Donjeta nuk dihej se ku ndodhej.

- Advertisement -

“Kanë kaluar gjashtë javë dhe kur është gjetur kufoma, pas varrimit dy ditë ka ardhur në të pame dhe ditën e tretë nuk ka ardhë”. Kështu, Shkëlqimi thotë se e kishin kuptuar se Naser Pajazitaj ishte arrestuar.

Trupin e Donjetës e kishin gjetur në mal disa banorë të Strellcit.

“Krejt kjo pjesa e sipërme ishte e skeletosur”, thotë Shkëlqimi, kur tregon për gjendjen në të cilën ishte gjetur motra e tij.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2017, Naser Pajazitaj më 9 nëntor 2015 në bjeshkët e Strellcit, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë” me dashje dhe me armë në mënyrë mizore e kishte privuar nga jeta Donjeta Pajazitajn.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -