4.2C
Pristina
5 Mars, 2021 - 11:06

Veliu: Isha kundër koalicionit me Vetëvendosjen, e kam ditur se nuk do të funksiononte

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka folur për shkarkimin e tij në Qeverinë Kurti.

Ai në Debat Plus ka akuzuar ish-kryeministrin Kurti se nuk ka qenë i gatshëm të përballet me situatat në Kosovë, teksa ka shtuar se nuk ka qenë pro koalicionit me VV-në.

“E kam ditur se ky koalicion nuk do të funksiononte. Ka qenë vendim i kryesisë së LDK-së për një koalicion të tillë”, ka thënë Veliu.

Më tej, Veliu e ka thënë haptas se ka qenë kundër një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Të fundit

Të tjera nga rubrika