fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Vejvoda: Serbëve status si IrIanda e Veriut, Ishujve Faroe, Baskia ose TiroIi i Jugut

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Teksa Uashingtoni, Berlini e Parisi po e shtyjnë një marrëveshje Kosovë -Serbi që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve (në këtë fazë pa njohje reciproke), gjithnjë e më shumë po disktutohet se cfarë do të përfitojnë serbët e Kosovës.

Emisarët perëndimorë janë duke shtyrë përpara formimin e Asociacionit, për cka Kosova e Serbia në dekadën e kaluar kanë nënshkruar dy herë, por ata po përmendin edhe të “drejtat kolektive të serbëve” të bazuara në modele europiane, por sic thonë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

- Advertisement -

Ivan Vejvoda,  analist serb dhe Drejtues i Programit e së Ardhmes së Evropës të Institutit për Shkenca Humane në Vjenë thotë se në bisedimet që janë duke u zhvilluar  mbi planin franko gjerman nuk do të ketë asnjë fitues.

Në një bisedë me gazetarin Tim Judah  thotë se të gjithë do të humbasin diçka.

“ Ose më mirë, askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron. Por kjo është pikërisht ajo që është kompromisi;  të arrihet një situatë për të ecur përpara” ka thënë Vejvoda.

“Më pas ai vazhdoi të renditte shembuj nga Irlanda e Veriut në Ishujt Faroe, nga Baskia deri në Tirolin e Jugut, ku janë siguruar të gjitha mënyrat e zgjidhjeve të zbatueshme për të drejtat e pakicave” shkruan Judan për bisedën me Vejvodën.

- Advertisement -

Të fundit

Çfarë do të thotë “magnituda” dhe “intensiteti” i tërmetit?

Madhësia dhe intensiteti i një tërmeti janë dy koncepte që shpesh ngatërrohen. Magnituda e tërmetit përcaktohet nga vlera e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -