fbpx
-5 C
Pristina
E diel, 5 Shkurt, 2023

Veç në Botëror, Ibrahim Rugova nuk ishte me Amerikën, ja për kë bënte tifo presidenti historik i Kosovës

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Mendimi, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka zbuluar se cilat ekipet kombëtare i favorizonte babai i tij në Kupën e Botës.

Në intervistën për emisionin “Favoriti i Botërorit” në “T7”, Mendimi zbuloi se turneu në fjalë ishte rasti i vetëm që presidenti i ndjerë nuk ishte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mendimi pranoi se e gjithë familja Rugova i ka përcjellë ndeshjet e Kupës së Botës.

- Advertisement -

“Natyrisht edhe presidenti i ka përcjellë. I kemi përcjellë gjithmonë familjarisht. Kryesisht ishte me Gjermaninë, por edhe për ekipet nga Amerika Latine, si Argjentina e Brazili”, tha ai.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishin ndonjë ekip të fortë në atë kohë”, deklaroi Mendim Rugova.

Ish-presidenti, Ibrahim Rugova, ishte përkrahës edhe i futbollit vendor, teksa kishte punuar edhe për ndërkombëtarizimin e tij.

- Advertisement -

Të fundit

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës: Jam shumë i sëmurë, mund të vdes në çdo moment

Trajneri i njohur kroat i futbollit, Mirosllav Çiro Blazheviq, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por së shpejti...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -