Një 42 vjeçar ka rënë nga kati i pestë i një objekti në Pejë, ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, i cili kishte dalur në vendin e ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi – zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.
“Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë. Jemi informuar në ora 02:27 minuta dhe jemi përgjigjur menjëherë. Personi është dërguar në Emergjencë e më pas në Prishtinë. Tutje çështja i ka kaluar prokurorisë”, tha Gashi.