11.2 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

- Advertisement -

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka vdekur i burgosuri V.M.

- Advertisement -

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit.

Në njoftim thuhet se organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore dhe se autopsia do ta verifikojë shkakun e vdekjes.

- Advertisement -

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit. I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së). Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin e SHKK-së. /Gazeta10/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -