fbpx
-7.9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Vdes në moshën 54-vjeçare vajza e Elvis Presley-t, ish gruaja e Michael Jackson

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Lisa Marie Presley, vajza e vetme e të ndjerit Elvis Presley, vdiq të enjten disa orë pasi u shtrua në spital pas një arresti kardiak. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar nëna e saj, Priscilla Presley. Ajo ishte 54 vjeç. Lisa Marie ishte dërguar me urgjencë në spital më herët gjatë ditës.

“Priscilla Presley dhe familja Presley janë të tronditur dhe të shkatërruar nga vdekja tragjike e të dashurës së tyre Lisa Marie. Ata janë thellësisht mirënjohës për mbështetjen, dashurinë dhe lutjet e të gjithëve dhe kërkojnë privatësi gjatë kësaj kohe shumë të vështirë.”, tha Priscilla.

- Advertisement -

Lisa Marie Presley u pa së fundmi të martën në mbrëmje në Golden Globe Awards, ku mori pjesë me nënën e saj për të mbështetur filmin e Baz Luhrmann “Elvis”, për babain e saj të ndjerë. Në vitin 2020, ajo humbi dhe të birin Benjamin Keough, i cili u vetëvra në moshën 27-vjeçare.

Lisa Marie Presley ishte e martuar më parë me Michael Lockwood, Nicolas Cage, Michael Jackson dhe Danny Keough. Përveç djalit të saj të ndjerë, ajo ka dhe tre fëmijë të tjerë, aktoren Riley Keough, Finley Aaron Love Lockwood dhe Harper Vivienne Ann Lockwood.

E lindur në vitin 1968, Lisa Marie vazhdoi të ndiqte gjurmët e babait të saj dhe filloi një karrierë në muzikë. Ylli publikoi tre albume, me albumin e saj debutues në studio të vitit 2003 që shiti qindra mijëra kopje dhe mori vlerësime përgjithësisht pozitive

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -