Lajm i hidhur për futbollin dhe sportin e Kosovës.
Ka ndërruar jetë Naim Xhakolli, ish futbollist i Kosovës së Vushtrrisë.
Lajmi e ka bërë të ditur Skënder Shabani, ish hendbollist.
Xhakolli ka ndërruar në moshën 52-vjeçare.
Siç tregon Shabani, ai ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.
I lindur me 1970 si ri u aktivizua në KF Kosova Vushtrri ku menjëherë si i ri ra në sytë e skauteve të KF Trepça e cila në atëkohë bënte gara në ligën e tretë ndërrepublikane të ish Jugosllavisë.
Derisa regjimi serb filloi ta kërkonte për ta kryer shërbimin ushtarak, për ketë shkak ai u largua në vitin 1991 në Gjermani, ku u aktivizua fillimisht ne Entracht Trier e pastaj Sv Prüm 1920 në Oberliga Pfalz.