20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

Vdekja e dy të rinjve nga Kaçaniku – Reagon kryetari i Komunës

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, është shprehur i tronditur për vdekjen e dy të rinjve nga Kaçaniku.

Ai ka thënë se vdekjet kanë ardhur në mënyrë të njëpasnjëshme, teksa u ka shprehur ngushëllimeve familjeve dhe qytetarëve.

“I tronditur nga vdekjet e njëpasnjëshme të dy të rinjve nga komuna jonë Qëndrim Shorra dhe Fitim Guri. Ngushëllime të sinqerta për familjet e dy të rinjëve dhe për të gjithë qytetarët e komunës sonë. Lutemi që kurrë të mos kemi raste të tilla të ndarjes kaq të hershme nga jeta të më të dashurve tanë. U prehtë në paqen e paskajme shpirti i tyre rinor. Ngushëllime”, shkruan Ilazi.

Të fundit
Lajme të lidhura