4.7C
Pristina
2 Mars, 2021 - 23:18

Vazhdon përplasja Komuna e Vitisë – Vetëvendosje, partia e Kurtit e publikon lejen

Lëvizja Vetëvendosje dega në Viti ka reaguar pasi që Komuna tha se nuk kishin marrë leje për tubimin në Drobesh e për këtë arsye dyert e shkollës në këtë fshat kanë qenë të mbyllura.

Në një reagim të degës së LVV-së në Viti thuhet se të gjitha tubimet politike zgjedhore, që janë përcaktuar për t’u implementuar brenda periudhës 10 ditore në ambiente shkollore, janë paraqitur tek organet kompetente, ku edhe janë pajisur me leje adekuate.

Pra, pavarësisht se ishte bërë kërkesë e lajmëruar në kohën e duhur dhe ishte marrë leje specifike për këtë aktivitet politik, ai nuk është zhvilluar brenda objektit shkollore, duke na detyruar që një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të moshave të ndryshme, që padrejtësisht dhe në kohë të ftohtë ta mbajmë tubimin para derës së objektit shkollorë.

Sa i përket kërkesës tonë, për hapjen e shkollës dhe mundësimin e mbajtjes së këtij tubimi partiak, personi përgjegjës, (kujdestari i shkollës), është përgjigjur se nuk mund ta bëjë hapjen e shkollës për shkak se nuk kemi leje nga drejtori i shkollës në fjalë, e ky i fundit është kujdesur që gjatë gjithë kësaj kohe ta mbajë të fikur telefonin e tij. Kështu duke u munduar që në secilën mënyrë mos ta bëjmë zhvillimin e këtij takimi”, thuhet në reagim.

Organet përgjegjëse, për lejimin e mbajtjes së tubimeve, kanë pranuar kërkesën tonë, dhe me vete faktin se kanë qenë prezent gjatë gjithë kohës, e demanton reagimin e bërë nga Komunës së Vitisë.

Për t’u dokumentuar dhe faktuar kjo padrejtësi, ekziston si dëshmi edhe prania e policisë së Kosovës afër Shkollës Fillore “Dëshmorët e Vitisë, prandaj ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!, demantojmë fuqishëm njëherit edhe shpallim iracional dhe tendencioz reagimin e autoriteteve komunale në lidhje me kapjen e institucineve publike në shërbim të interesave të partisë në pushtet.

Vullnetin për ndryshime askush s’mund e ndalë, përfshi dhe tendencat abnormale dhe të dëshmuara të pushtetit lokal në fuqi, që përvec që ka ushtruar keqqeverisje përgjatë kohës, ajo ka filluar për ta evidentuar masivisht edhe humbjen që do e ketë më 14 shkurt”, thuhet tutje në këtë reagim.

Të fundit

Të tjera nga rubrika