fbpx
-1.3 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Vazhdon ikja e mjekëve | Pas Zogajt edhe një mjek tjetër i njohur largohet nga SHSKUK-ja

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Dy ditë pas dorëheqjes së doktorit Dukagjin Zogaj nga pozita e tij në Shërbimin Spitalor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka dhënë dorëheqje edhe alergologu dhe imunologu tjetër i njohur, doktori Bajram Abdullahu.

Braktisja e shërbimit publik shëndetësor nga mjekët e njohur po merr përmasa tejet shqetësuese.

Pas largimit të mjekut të njohur Dukagjin Zogaj, tani edhe një mjek tjetër ka dhënë dorëheqje.

- Advertisement -

Doktori Bajram Abdullahu për Demokracia.com e ka konfirmuar dorëheqjen e tij nga SHSKUK-ja, duke mos treguar arsyet e largimit të tij.

“Është e vërtetë që kam dhënë dorëheqje. Ndërsa, sa i përket arsyeve, ato janë personale”, ka thënë doktori Bajram Abdullahu.

Dy alergologët dhe imunologët e njohur që e braktisën SHSKUK-në këto ditë, Dukagjin Zogaj dhe Bajram Abdullahu, media ka mësuar se kanë pasur pakënaqësi të mëdha me trajtimin që ua ka bërë u.d. drejtoresha e përgjithshme e SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raçi.

Spitalet publike po rrezikojnë të mbesin pa profesionistë shëndetësorë, mjekë dhe infermierë, të cilët me vite të tëra kanë shërbyer në SHSKUK.

- Advertisement -

Vetëm në vitin 2022, afër 160 mjekë kosovarë kanë dhënë dorëheqje nga shërbimi shëndetësor publik.

- Advertisement -

Të fundit

HeIIbanianz, shqiptarët që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka poIicë që i ndalon

Gangsterët shqiptarë të veshur me Balaclava që përdorin automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -