17 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Vazhdojnë vuajtjet e Haxhi Avdylit, dy vietnamezë po ia nxijnë jetën

- Advertisement -

Deputeti i listës ‘Guxo’, Haxhi Avdyli ka disa ditë që nuk po gjen rehati me faqen zyrtare të Facebook-ut të tij. Ai kishte rënë pre e hakerëve, të cilët bënin postime të çuditshme në profilin e tij.

- Advertisement -

Por kjo nuk është hera e parë që Avdyli është cak i këtyre personave, shkruan Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se edhe faqja e tij “Dr Haxhi R Avdyli 16” është sulmuar nga dy persona me bazë në Vietnam.

- Advertisement -

Ai ka kërkuara nga personat që e ndjekin këtë faqe që ta bëjnë unlike dhe report pasi mund të ketë postime ose mesazhe të ndryshme.

Poshtimi i plotë:

Përveq profilit tim aktual në FCB, për 9 vite deri në vjeshtën e kaluar kam administruar edhe faqen Dr Haxhi Avdyli 16.

- Advertisement -

Në këtë faqe (Fan page) më nuk kam as qasje as mund të postoj, por as smundem ta mbyll dmth është si një faqe e huaj për mua. Nga informacionet e faqes shihet që kjo faqe ka dy administratorë nga Vietnami. Fatmirësisht nga humbja e qasjes në këtë faqe admistratorë e rinj nuk kanë bërë asnjë postim.

Por kjo sdo të thotë që nga kjo faqe në të ardhmen të ketë edhe postime apo edhe mesazhe, që do bëhen lajme për disa portale.

Përndryshe të gjitha mundësit i kemi provuar për ta rikthyer këtë faqe nën administrimin tim por deri më sot ishte e pamundur.

Ju ftoj që së paku të bëni Unlike apo edhe report.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -