fbpx
3.3 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Varroset mësimdhënësja që dyshohet se u privua nga jeta me sëpatë nga bashkëshorti

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Të shtunën iu dha lamtumira e fundit mësimdhënëses që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në Prishtinë, një ditë më parë.

S.G u varros sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit, në Dragodan.

- Advertisement -

Viktima 63 vjeçare S.G., ishte arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në kryeqytet.

Prokuroria Themelore dje informoi se ngjarja ndodhi në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, ka deklaruar dje Prokuroria përmes komunikatës./ksp

- Advertisement -

Të fundit

Video, Stresit i lajmërohet nga Kanadaja ish gruaja: Jam shumë mirë, mos flisni më për shëndetin tim

Kejsi thyen heshtjen: Jam shumë mirë, mos flisni më për shëndetin tim, ty Stres të uroj fitore Ka më shumë...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -