10.5C
Pristina
27 Shkurt, 2021 - 17:29

Valon Syla thotë se Kurti shkoi në Skenderaj për të provokuar tenslone





Gazetari Valon Syla ka reaguar pasi Albin Kurti shkoi për të bërë fushatë në Skenderaj, ku nuk u mirëprit. Sipas Sylës, ky është një plan i menduar mirë nga kandidati për kryeministër, siç tha, për “mbuluar një rren të vetën të mëhershme, me një konflikt, një tension”.

Syla nëpërmjet një shkrimi në Facebook, thotë se Kurti, ka kërkuar “viktimizim” pasi për 20 vjet i shau.

“Ai e thirri njësinë speciale për të ikur nga vendi i ngjarjes… derisa Drenica i fishkëllon. Edhe këtë mundohet ta shes në Prishtinë si refuzim nga Drenica… si polarizim edhe i më tejshëm politik’, shkroi Syla në Facebook:

Shkrimi i plotë i Sylës në Facebook:

Tendenca e Albin Kurtit me provoku tensione në Skenderaj, është manovër elektorale, pas gëzimit të burgosjes të Liderëve të UÇK’së duke i thënë Thaçit, Hashim Shko në Hagë, ai shfaqet në Drenicë, ditën e njohjes nga Izraeli… për të prodhuar lajm konflikti… për ta turbulluar njohjen që vjen nga marrëveshja me SHBA, të cilën ai e kundërshtoi. E njejta i ndodhi edhe në Veri…

Pse po prodhon konflikt? Pse gjithmonë Albini dëshiron me një rrenë, me mbulu një rren të vetën të mëhershme, me një konflikt, një tension… pse ka qef ky me bo llugë?

Çka lype vota në Skenderaj, kur i shave qe 20 vjet. Çka po pret? Vota… apo një viktimizim të ri… kishe Drenica kundër teje, që ta përdorërsh politikisht për polarizim.

Ai e thirri njësinë speciale për të ikur nga vendi i ngjarjes… derisa Drenica i fishkëllon. Edhe këtë mundohet ta shes në Prishtinë si refuzim nga Drenica… si polarizim edhe i më tejshëm politik. Po vjen ndryshimi. Veç po shihet.

#albanologji #vv #drenica

Të fundit

Të tjera nga rubrika