7.9C
Pristina
25 Janar, 2021 - 15:39

Vaksina antiCovid, Ana Bërnabiq do të vaksinohet e para

Serbia do të nisë vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit më 24 dhjetor, duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq do të jetë në mesin e personave të parë që do të marrë dy dozat e vaksinës, me qëllim të rritjes së besimit publik në sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, ka thënë Qeveria serbe.

Serbia ka pranuar rreth 5,000 doza të vaksinës së krijuar nga Pfizer/BioNTech më 22 dhjetor.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se dozat e para do t’i marrin të moshuarit nëpër shtëpi kujdesi.

“Është e rëndësishme që të mbrojmë këta njerëz, më shumë se 80 për qind e personave që kanë vdekur nga ky virus i tmerrshëm janë të moshuar dhe ata janë më të rrezikuarit”, ka thënë ai.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

error: Përmbajtja mbrohet !!