7 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vaji “magjik” i 10 eurove që pretendon se të zgjat për 10 cm (VIDEO)

- Advertisement -

A ju ka shkuar në mendje ndonjëherë se gjatësia trupore e juaja mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë?

- Advertisement -

Deri sa e gjithë bota vërshohet nga kuriozitetet rreth operacioneve të shtrenjta për rritjen e gjatësisë trupore, ne në Kosovë kemi gjetur një metodë më praktike për të arritur te gjatësia e dëshiruar.

Mjafton të keni qasje në ndonjë rrjet social dhe të dini të porositni produktin e duhur, për pak kohe e pak para, takat me nuk do t’ju nevojiten.

- Advertisement -

Këtu mund t’ju dalin në ndihmë ‘ekspertët” e faqes “Express Germany” në facebook, të cilët po shesin një produkt, për të cilin pretendojnë që stimulon rritjen e trupit të njeriut.

Këtë produkt dhe edhe produkte të tjera si ai për shërimin e hemorroideve, për dobësim e shumë produkte të tjera, këta agjentë online thonë se janë bio dhe nuk kanë asnjë efekt anësor.

Dhe kush mund t’i rezistojë faktit të zgjatjes? Andaj Kiks Kosova vendosi ta porosisë vajin magjik në “Express Germany”, për zgjatje të gjatësisë trupore.

- Advertisement -

Përgjigjja e tyre ishte automatike e menjëhershme.

Kiksi e nis pazarin dhe porosit një shishe në vlerë prej 10 euro, por ata ishin zemërgjerë dhe ne fituam edhe një falas.

Na dhanë udhëzimet duke na treguar se produktin mund ta përdorë çdo njeri nga mosha 10 deri në 55 vjeç.

Dhe krejt çka na duhet është që çdo mbrëmje të lyejmë shputat e këmbëve për 21 ditë rregullisht. /Klankosova.tv

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -