2.5 C
Pristina
Thursday, December 7, 2023

Ushtria izraelite publikon pamje teksa hyn thellë e më thellë në Rrip të Gazës

- Advertisement -

Ushtria izraelite (IDF) ka thënë se ka eliminuar kreun e Hamasit për “Industri dhe Zhvillim të Armëve” në një sulm ajror gjatë natës.

- Advertisement -

Ushtria thotë se Muhsin Abu Zina ishte një nga liderët e zhvillimit të armëve për Hamasin dhe ishte i specializuar në prodhimin e armëve strategjike dhe raketave.

- Advertisement -

IDF ka publikuar dhe videon e gjerë të gjithë aksionit dhe sulmit të zhvilluar në të cilën ka mbetur i vdekur zyrtari i lartë i Hamasit. Sipas zyrtarëve izraelit gjatë natës ata kanë operuar në Rrip të Gazës dhe kanë eliminuar një skuadër të Hamasit e cila hidhte raketa drejt Izraelit.

Sipas deklaratave të IDF ata kanë arritur rrethimin e plotë të Gaza Cityt si dhe kanë ndarë Rripin e Gazës në dysh. Në atë veriore dhe jugore.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -