13.1 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ushtarët e Kosovës rreshtohen në nderim të “Epopesë së UÇK-së”

- Advertisement -

Forca e Sigurisë së Kosovës kanë paralajmëruar manifestimin mbarë kombëtarë të Epopesë së UÇK-së.

- Advertisement -

Ushtarët e Kosovës janë rreshtuar në nderim të Epopesë së UÇK-së.

“Në nderim të 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” sot në kazermën “Adem Jashari” u rreshtuan ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të filluar manifestimin mbarë kombëtarë “Epopeja e UÇK-së”.Të pranishëm në manifestimin qendrorë ishin udhëheqës shtetërorë të Republikës së Kosovës, mysafirë të ftuar e qytetarë të shumtë nga të gjitha viset shqiptare të cilët nderuan sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri”, thuhet në njoftimin që është bërë në llogarinë zyrtare në Facebook.

- Advertisement -

Krerët shtetërorë nderuan lartë pjesëmarrësit dhe të rënët në luftën e fundit dhe Adem Jasharin, që njihet si komandant legjendar i UÇK-së dhe familjes së tij.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -