8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Urime fitorja e madhe Shqipëri”, Halil Geci: Sot u godit në Tiranë shërbërtori i Rusisë, Edi Rama!

- Advertisement -

Opozita në Shqipëri ka mbajtur protestën e katërt të thirrur nga Partia Demokratike (PD), që kur drejtimin e këtij subjekti e mori Sali Berisha.

- Advertisement -

Protesta vjen pas rastit “McGonigal”, ish-zyrtari i lartë i Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI), i cili u arrestua edhe për lidhjet e dyshimta biznesi me politikanë nga Shqipëria.

Para qindra qytetarëve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë së Shqipërisë, përfaqësuesit e opozitës kërkuan largimin e kryeministrit, Edi Rama.

- Advertisement -

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se protesta e 11 shkurtit është dita e “siparit te revolucionit demokratik”.

“Rama jep dorëheqjen, pas aktit te pabesë ndaj aleates sonë më të madhe, SHBA-së. Duke korruptuar një zyrtar të FBI-së, ke kryer një akt të pashembullt, kjo është tradhtia më e ulët. Për shkakun e tij, Shqipëria shihet si një vend ku mafia pastron paratë e krimit, ai e ka kthyer vendin në Kolumbinë e Evropës. Revolucioni ynë nuk ndalet deri në largimin e Ramës”, tha Berisha.

Për këtë protestë veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se, sot shqiptarët goditën Edi Ramën.

- Advertisement -

“Grushti i shqiptarëve sot po e godet shërbëtorin rus Edi Ramën. Sot po goditet mu në sheshet e Tiranës, pro serbi dhe prorusi  Kristaq. Shqipëria sot po e godet rrencin e Rilindjes Ramë sot po goditet në Tiranë ai që po e zbrazë Shqipërinë duke e largar rinin në drejtim të pa kthim. Sot Shqipëria po e godet kopshtarin e drogës tradhtarin dhe shkatërrusin më të madhë të atdheut. Sot në Shqipëri po goditet struktura mafioze e atyre që e kanë bërë Shqipërinë kopshtin e drogës si Kolombinë, ngase vet Rama është drogaxhi. Sot po goditet përfundimisht e keqja e Shqipërisë”, thotë Geci për gazetën “Bota sot”.

Ai tutje shprehet se sot po goditet nga vet shqiptarët ai që e ka korruptuar edhe vetë zyrtarin e FBI-s si dhe shumë zyrtar Evropian, për ta sulmuar opozitën dhe Sali Berishën, si dhe për ti sulmuar dhe shkatërruar institucionet e Kosovës të udhëhequra nga të zgjedhurit e popullit me mbi 51% Vjosën dhe Abinin.

“Sot Shqipëria po e godet anti kosovarin ma të madhë, edhe më i madhë edhe sa vet Enver Hoxha.Sot Shqipëria po e godet hajdutin dhe tradhtarin i cili në tëna frontet e luftonte Kosovën dhe opozitën e Sali Berishës. Sot Shqipëria po e godet Edi Kristaqin atë i cili erdhi në Brojen Drenicës me miratimin e Vuçiqit për t’i bashkuar hajdutet e një vijë, e për ta rrëzuar Qeverinë Kurti”, thotë tutje Geci.

Geci shton se Ramës dhe të tjerëve po iu vjen fundi.

“Dje grushti i një hajni i porositur nga Rama e goditi Berishën, sot grushti i Shqipërisë po e godet Edi Ramën. Të vetmen zgjidhje Shqipëria e ka që të bashkuar si asnjëherë më parë ta ndjekun këtë hajdut dhe rrethin e ti, si shitës të interesave shqiptare nga pushteti dhe rrethi i tij. Urime fitorja e madhe Shqipëri!”, përfundon Halil Geci.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -