24.4 C
Pristina
E enjte, 10 Tetor, 2024

“Unë po shkoj, për me u kthy”, deputetja e VV’së njofton se po përballet me një sëmundje të re

- Advertisement -

Aktorja, Adriana Matoshi, ka njoftuar që tash e një kohë po përballet me një sëmundje të re.

- Advertisement -

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se do t’i nënshtrohet sërish një operimi të radhës.

“Për me e ditë të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH. Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse. Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo. Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet. Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë. E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës. Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë”, shkroi ajo.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -