14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

“Unë kam familje e fis, kam dajë e shokë”, Jasharaj “tregon dhëmbët” ndaj atyre që synojnë ta suImojnë fizikisht

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj ka folur për suImin që ka ndodhur sot ndaj tij, gjatë një mbledhjeje me arsimtarë të një shkolle në kryeqytet.

Jasharaj, lideri i grevistëve në sektorin publik, ka thënë se ai është në rrugë të drejtë, duke paralajmëruar që nuk do t’i tolerojë suImet fizike ndaj tij.

- Advertisement -

“Uroj që situata të tilla të mos përsëriten. E di që mund të ketë sjellja me të rënda por unë jam në rrugën e drejtë”, ka thënë Jasharaj për T7.

Ai ka thënë se nëse do të ketë suIme të tilla në të ardhmen, atëherë suImuesit do të përballen me pasoja të rënda.

“Nëse do të ketë kanosje të tilla, populli thotë dy duar për një kry, unë kam familje e fis, kam dajë e shokë dhe le ta dinë ata që më suImojnë fizikisht do të përballen me pasoja të rënda, sepse po them: dy duar për një kry janë”, ka theksuar ai.

- Advertisement -

Rrahman Jasharaj është një prej figurave më të komentuara aktualisht. Me futjen e punëtorëve të sektorit publik në greva, si udhëheqës i këshillit grevist, ai ka marrë mbështetje por edhe suIme e fyerje në vazhdimësi.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -