fbpx
-5.3 C
Pristina
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Ukrainasit bombardojnë mjetet e rënda ruse dhe istikamet ku ishin fshehur – shumë prej tyre dorëzohen kur e kuptojnë se janë rrethuar

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ushtria ukrainase ka realizuar një sulm të mirë organizuar në Bakhmut, ku po zhvillohen luftimet më të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve.

Pamjet e filmuara nga ajri gjatë natës, shfaqin momentet kur ukrainasit bombardojnë istikamet brenda të cilave ishin strehuar ushtarët rusë.

Pas goditjes me artileri të rëndë mbi mjetet e blinduara ruse dhe istikamet, ukrainasit arritën të zënë rob lufte shumë ushtarë të Vladimir Putinit.

- Advertisement -

Ata shihen në videon e publikuar më poshtë, se pas bombardimeve dhe mungesës së armëve adekuate për t’ju kundërpërgjigjur, dorëzohen kur e shohin se janë rrethuar në të katër anët.

Ushtarët e Kremlinit ngritin duart lart dhe me instruksionet e ukrainasve dalin nga istikamet, ku nga ai moment konsiderohen si të zënë rob lufte.

Në anën tjetër beteja e ashpër për kontrollin e Bakhmutit po vazhdon, madje presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po e cilëson si betejën më të përgjakshme nga fillimi i luftës në këtë vend.

- Advertisement -

Të fundit

Murali i Djokoviqit në Rahovec, Petkoviq propagandon duke ua lënë fajin mbështetësve të Kurtit

Tre persona dyshohet se kanë spërkatur me bojë muri figurën e tenistit serb Novak Gjokoviq të zbuluar në Lagjen...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -