15.7 C
Pristina
Wednesday, September 28, 2022
- Advertisement -

Ukrainasi fiton ndaj Joshuas pas 12 raundeve, fiton titullin e kampionit botëror

Olsyksander Usyk është shpallur kampion bote në kategorinë e rëndë në boks.

- Advertisement -

Ukrainasi e ka mposhtur Joshuan pas 12 raundeve me vendim të pikëve të gjyqtarëve.

Ndeshja u nda në dy periudha.

Gjatë raundeve të para Joshua ishte më i mirë së ukrainasi, por kampioni i botës në fuqi e ktheu ndeshjen në dobi të tij në raundet e fundit, shkruan GazetaExpress.

Në raundin e 11, Usyk përpak sa nuk e rrëzoi Joshuan por Joshua ishte shumë i mirë në raundin e 10.

Në fund pas 12 raundeve ishte vendimi i gjyqtarëve që shkoi në favor të Usyk.

- Advertisement -

Një gjyqtar vlerësoi Joshuan me pikë 115: 113 kurse dy gjyqtarët e tjerë vlerësuan Usyk me pikë 115:113 përkatësisht 116:112.

Boksieri ukrainas u tha se do të kishte problem me Joshuan, pasi që ai ishte i motivuar dhe kërkonte hakmarrje në këtë rimeç.

Ndeshja filloi pas mesnatës dhe u zhvillua në Arabinë Saudite.

Olyksender Usyk arriti që t’i mbrojë shiritat e kampionit të botës, pas një lufte që zgjati përplot 12 raunde.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -