fbpx
0.5 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Ukraina, “shuplakë” Serbisë nga BrukseIi

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Serbia është sërish i vetmi vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në Ballkanin Perëndimor që nuk respektoi vendimet e reja të Këshillit të BE-së për masat kufizuese për shkak të cenimit dhe kërcënimeve ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës ose destabilizimit të situatës në atë vend.

Siç njoftoi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell, nga 3 dhjetori deri më 16 dhjetor, Këshilli i BE-së miratoi pesë vendime për masat kufizuese për shkak të Ukrainës – CFSP 2022/2369, 2022/2432, 2022/2477, 2022/2478 dhe 2022/2479, transmeton agjencia Beta.

- Advertisement -

Të gjitha vendet e tjera kandidate për anëtarësim në Ballkanin Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja – u përafruan me vendimet e reja të Këshillit të BE-së.

Pa u harmonizuar me vendimet e mëparshme

Këto vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimet e Këshillit dhe BE-ja vëren dhe mirëpret këtë angazhim, shtoi Borrell në një deklaratë.

Serbia është i vetmi vend kandidat për në BE në Ballkanin Perëndimor që nuk respektoi gjashtë vendimet e mëparshme për masat kufizuese për shkak të Ukrainës, të cilat u miratuan në korrik, shtator dhe nëntor të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Gjithashtu nuk përputhej as me vendimin e korrikut të Këshillit të BE-së për zbatimin e masave të veçanta në luftën kundër terrorizmit, as me vendimet e Këshillit të BE-së për masat kufizuese për shkak të situatës në Iran të miratuara në fillim të dhjetorit dhe në qershor 2022.

- Advertisement -

Të fundit

Sipas draft-statutit, Asociacioni parashihet të ketë presidentin dhe kuvendin e vet si strukturë organizative

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë pas pak do të fillojë prezantimin e draft-statutit për “Asociacionin e Komunave në...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -