fbpx
9.8 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Ukraina shënon fitoren e radhës, forcat ruse tërhiqen nga rajoni perëndimor i Khersonit

Forcat ruse kanë filluar të tërhiqen nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin e Khersonit.

Komanda ushtarake e Ukrainës tha se 2000 ushtarë rusë ishin urdhëruar të tërhiqeshin ndërsa analistët perëndimorë paralajmëruan se Rusia mund të hedhë në erë një digë në Kherson për të ngadalësuar përparimin ukrainas.

- Advertisement -

“Tërheqja e forcave ruse nga rajoni perëndimor Kherson ka filluar”, sipas një njoftimit nga Instituti për Studimin e Iuftës me qendër në SHBA.

Rusia ka të ngjarë të vazhdojë tërheqjen e trupave edhe gjatë javëve të ardhshme. Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka dhënë asnjë koment, por në një intervistë javën e kaluar, komandanti i lartë rus në Ukrainë tha se do të merreshin “vendime të vështira”.

- Advertisement -

Sulmet ukrainase kanë shkatërruar disa ura mbi lumin Dnipro, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për Rusinë rifurnizimin e forcave të saj përgjatë frontit jugor dhe tërheqjen.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -