13.2 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Ukraina realizon sulmin më të madh deri më tani me dron në Moskë

- Advertisement -

Ukraina nisi një nga sulmet më të mëdha me dron drejt Moskës dhe njësitë ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan të paktën dhjetë dronë, tha sot në mëngjes kryetari i bashkisë së Podolskit, që ndodhet 38 kilometra në jug të kryeqytetit rus.

- Advertisement -

“Sistemet e mbrojtjes ajrore vazhdojnë të zmbrapsin sulmet nga aeroplanët e armikut. Disa prej tyre u shkatërruan mbi Podolsk. Kjo është një nga përpjekjet më të mëdha për të sulmuar Moskën me dronë. Ne ende po monitorojmë situatën”, shkroi kryebashkiaku, Sergej Sobyanin në Telegram.

Pamjet e sulmit po përhapen në rrjetet sociale, shkruan france24.

- Advertisement -

Sipas informacioneve fillestare, nuk ka persona të lënduar dhe nuk ka dëme të regjistruara, shtoi Sobjanin. Ukraina ka dërguar vazhdimisht një ose dy drone drejt Moskës në muajt e fundit, por që nuk ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Megjithatë, sulmi i fundit duket të jetë më i madh se ai i muajit maj të vitit të kaluar, kur të paktën tetë dronë u shkatërruan mbi kryeqytet, duke bërë që presidenti rus, Vladimir Putin të thoshte se Kievi po përpiqej të provokonte dhe trembte Rusinë.

- Advertisement -

Zyrtarët rusë rrallë japin detaje të plota të sulmeve, kryesisht duke raportuar vetëm dronët e shkatërruar nga njësitë e tyre të mbrojtjes ajrore. Gjithashtu, Rusia dhe Ukraina rrallë zbulojnë shkallën e plotë të dëmit që ndodh si rezultat i sulmeve të ndërsjella, me përjashtim të rasteve kur dëmtohet infrastruktura rezidenciale ose civile ose kur vritet një civil.

Sulmi i lartpërmendur ndaj Moskës është pjesë e një sulmi më të gjerë nga dronët nga Ukraina, vunë në dukje zyrtarët rusë, duke pasur parasysh se sistemi i mbrojtjes ajrore ndaloi 18 dronë mbi rajonin Bryansk në Rusinë jugperëndimore dhe disa të tjerë mbi rajone të tjera. Por, as aty nuk janë regjistruar dëme.

Në muajt e fundit, Kievi ka shtuar sulmet ajrore në territorin rus, por thekson se po e bën këtë për të shkatërruar infrastrukturën kryesore të nevojshme për operacionet e luftës. Ata gjithashtu deklarojnë se sulmet e tyre janë një përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse në territorin ukrainas. /Telegrafi/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -