22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Ukraina: Rajoni i Khersonit është pikë kthese, do ta rimarrim deri në shtator

Zyrtarët e ushtrisë ukrainase kanë pretenduar për një “pikë kthese” në betejën për të rimarrë rajonin jugor të Khersonit, duke thënë se ata do të përdorin armët perëndimore për të çliruar deri në shtator qytetin e parë të madh të kapur nga forcat ruse.

Sergiy Khlan, nga administrata e rajonit të Kherson, në një intervistë të dielen tha: “Mund të themi që ka ndodhur një pikë kthese në fushën e betejës. Ne jemi duke kaluar prej veprimeve mbrojtëse në kundërsuIme”.

“Ne mund të themi që rajoni i Khersonit përfundimisht do të çlirohet në shtator dhe të gjitha planet e okupatorëve do të dështojnë”, tha ai.

Të ndihmuar nga furnizimet me armë me rreze të gjatë, forcat ukrainase kanë rikthyer territore në Khersonin jugor gjatë javëve të fundit, duke shtuar zërat që trupat e tyre janë duke kryer kundërsulmet e premtuara që moti.

Presidenti i vendit, Volodymyr Zelenskyy, shpalosi pretendimet për një kundërsulm të suksesshëm gjatë adresimit të tij të dielen, duke thënë se forcat ukrainase janë duke lëvizur hap pas hapi drejt qyetit, shkruan The Guardian.

Khersoni ishte okupuar nga ushtria ruse me 3 mars, duke u bërë qyteti i parë i madh i kapur nga forcat ruse që nga 24 shkurti.

Të fundit
Lajme të lidhura